Shqiptari në Itali qëllohet disa herë me thikë, nuk i mbijeton plagëve të rënda
Transmetuar më 18-11-2019, 20:09

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari nga Kosova ka ndodhur në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se një 33-vjeçar shqiptar nga Kosova, u sulmua me thikë dhe si pasojë humbi jetën pavarësisht se u dërgua në spital.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit gjatë ditës së sotme, në një lokal nate në Firenze, ku 33-vjeçari punonte si kamarier.

Mësohet se i ndjeri është qëlluar disa herë me thikë.

Në lidhje me ngjarjen deri tani është ndaluar një tunizian 39-vjeçar, ndersa nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Autoritetet vendase vijojnë hetimet për dokuemntimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...