Konflikt mes dy kushërinjve në Shkodër, njëri plagoset me thikë
Transmetuar më 18-11-2019, 19:41

Një konflikt mes dy kushërinjve në Shkodër ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre me mjet prerës, thikë.

Policia bën me dije se në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur Drilon Leka 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse.

Nga verifikimet e para të bëra nga policia autori dyshohet të jetë kushuriri i tij, Denilson Leka 20 vjeç, dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...