Transmetuar më 18-11-2019, 19:25

Një burrë në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vrarë gruan dhe tre fëmijët e tij, dhe më pas ka qëlluar edhe mbi veten.

Mësohet se ai ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe nuk po e kalonte mirë këtë situatë.

Nga hetimet ka rezultuar se pas ndarjes ai përndiqte anëtarët e familjes dhe i kërcënonte herë pas here.

Për këtë arsye, gruaja kërkoi dhe arriti të marrë nga gjykata një urdhër që nuk e lejonte bashkëshortin t’i afrohej asaj dhe fëmijëve.

Vrasjet ndodhën 24 orë pasi u lëshua urdhri i mbrojtjes, të shtunën e kaluar. /k.k/noa.al/