Transmetuar më 18-11-2019, 18:59

Ka dalë nga spitali Aleksandër Laho, një nga personat që ishte në makinën e Prokurorit Arjan Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit.

I njohur me nofkën “Rrumi”, ai është shoqëruar në shtëpi me një ambulancë.

Laho ka marrë një plumb në nofull dhe e ka pasur të pamundur që të japë versionin e tij për ngjarjen e rëndë nga e cila ndërroi jetë Andi Maloku, shoferi i Prokurorit të Durrësit.

Emri i tij u lakua pas ngjarjes së rëndë ku u rrah biznesmeni libanez, Fadi Mitri.

I dyshuari kryesor për ngjarjen e 1 nëntorit është Redjan Rraja, që vazhdimisht ka mohuar se ka gisht.

Edhe Prokurori Ndoja ka thënë përpara hetuesve se nuk e njeh të riun. /k.k/noa.al/