Transmetuar më 18-11-2019, 18:39
Foto ilustrim

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Një 18-vjeçar, duke drejtuar motorin, është përplasur me një makinë tip “Benz”.

Për pasojë i riu A.SH ka mbetur i plagosur rëndë, pasi përfundoi në gomat e makinës.

Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Drejtuesja e makinës po merret në pyetje për ngjarjen, që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia e 18-vjeçarit. /k.k/noa.al/