Transmetuar më 18-11-2019, 18:14

Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi u kapën me mallra të dyshuar si kontrabandë. Policia vendore bën me dije zyrtarisht se të arrestuarit janë I.M., 53 vjeç, dhe S.N., 37 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M.A., 45 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.Ç., 41 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjet nr.17 dhe nr.18, në Korçë, në mjetet tip “Setra” dhe “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasit M.A., dhe F.Ç., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme konfeksionesh që iu përkiste dy shtetasve të arrestuar.

Malli rezultoi pa dokumentacionin përkatës, dhe dyshohet të ketë hyrë në territorin shqiptar duke shmangur kontrollin dhe procedurat e rregullta doganore.

Konfeksionet do të transportoheshin drejt qytetit të Tiranës, me qëllim shitjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim. /k.k/noa.al/