Elbasan/ Aksidenton për vdekje 60-vjeçarin, shoqërohet shoferi
Transmetuar më 18-11-2019, 17:54

Një 60-vjeçar është aksidentuar për vdekje sot në Elbasan. Policia tha se shoferi që kreu aksidentin është shtetasi L.L, 47 vjeç nga Tirana.

Pas aksidentit, shoferi është shoqëruar në komisariat, ndërsa ende nuk  është identifikuar i aksidentuari, i cili ishte duke kaluar rrugën në këmbë, në momentin kur u përplas për vdekje.

Informacion paraprak i policisë:

Në lagjen "28 Nëntori",  Elbasan, shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar një shtetas  këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./NOA.al

Loading...
Loading...