Transmetuar më 18-11-2019, 17:30

Grupi i tifozëve të Kombëtares, "ILLYRIAN ELITE", shpalosi gjatë ndeshjes ndaj Francës një banderolë,  ku shkruhej në anglisht", duart larg nga Kosova".

Një ditë pas ndeshjes, ky grupim ka sqaruar edhe domethënien e këtij mesazhi.

"Portalet madje dhe politikanet shqiptarë nxituan të keq informojnë opinionin Shqiptar mbi banderolën e shpalosur nga grupi ynë në ndeshjen e mbrëmshme. Kjo banderolë nuk i drejtohet asnjë politikani në veçanti. Kjo banderolë i dedikohet Kosovës, dhe faktit të pakundërshtueshëm që askush dhe asgjë nuk duhet dhe nuk ka për ta prekur Kosovën".

Grupimi "ILLYRIAN ELITE" u bë i njohur pas trazirave që ata shkaktuan në stadium me Italinë, në ndeshjen e zhvilluar dy vite më parë në Palermo, ndërsa ky grupim njihet për qëndrime të forta patriotike./NOA.al