Transmetuar më 18-11-2019, 17:19

Kombëtarja e Shqipërisë e humbi 2-0 ndeshjen e fundit kualifikuese Euro 2020, me kampionët e Botës në fuqi, Francën, duke zënën vendin e katërt në grup.

Por më tepër se rezultati, në stadiumin e ri, tifozët dhe skandali me himnin shqiptar në ndeshjen e parë të "Stade de France" ishin të tjera pika që francezët i trembeshin më shumë.

Pritej një lloj "hakmarrje" nga tifozët kuqezi, që nuk ndodhi, pavarësisht disa fishkëllimave në momentin e himnit francez. Shqiptarët treguan edhe një herë qytetari, duke mos i kushtuar rëndësi inateve politike, nisur edhe nga fakti se Fanca bllokoi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gazetari francez, Antoine Grognet, i pranishëm në stadium, dëgjoi fishkëllima gjatë ekzekutimit të himnit francez, por kur u njoh me arsyen kërkoi falje.

I befasuar nga mikpritja, ai tha se ‘futbolli shqiptar ka pësuar rritje të ndjeshme në vitet e fundit dhe për këtë ndjej një simpati të madhe. Gjithçka shkoi mirë gjatë takimit. Kishte fërshëllima në momentin e himnit tonë, por tani që e mësova arsyen, i kërkoj falje tifozëve shqiptarë që presidenti jonë, Emmanuel Macron nuk i dha dritën jeshile për të hapur bisedimet për anëtarësimin në BE," u shpreh gazetari i "TFI", pas ndeshjes .

Për sfidën e vlefshme për grupin H kualifikues të Euro 2020 kishte një interes mjaft të larta nga ana e gazetarëve francez, ku shumica prej tyre kanë shprehur vlerësime maksimale për respektin e treguar ndaj kundërshtarit.

Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar, u ngatërrua himbi shqiptar në Paris dhe si të mos mjaftonte kjo, iu kërkua falje një shteti tjetër./NOA.al