Transmetuar më 18-11-2019, 16:18

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në bashkëbisedimin me mediat deklaroi se Shqipëria ka nevojë për zgjidhje të krizës dhe se duhet të ndëshkohen të gjithë ata që shkelin ligjin.

Kryemadhi tha se kreu i KED, Ardian Dvorani është kapur nga mazhoranca.

"Shkelja e ligjit të zotit Dvronani sa i përket shpalljes dhe publikimit në fletoren zyrtare është një proces për të cilin ajo është një zgjedhje që ka bërë presidenti për ta çuar më tutje. Nuk janë të rastësishme të gjithë veprimet dhe kapjet që ka kërkuar të bëjë mazhoranca dhe kryeministri Rama", nënvizoi Monika Kryemadhi.

Mos ngritja e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se dy vite, dhe bllokimi i fundit tregon sipas saj, që KED të drejtohej nga një i besuar i Ramës.

Mos publikimi i dekreteve të presidentit në fletoren zyrtare dhe publikimi i një shpallje të KED tregon haptazi sesi është përdorur dhe përdoret sistemi i drejtësisë dhe tregon se lidhja e Dovranit dhe kapja e Dovranit nga mazhoranca nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë prodhuar atë krizë politike që jemi sot.

Kryemadhi u ndal edhe te kriza politike dhe ekonomike, duke shtuar se opozita ka një platformë konkrete pët daljen nga kjo situatë e vështirë. Ajo the se fermerët kërkojnë mbështetje, ndërsa kjo qeveri ka ecur përmes politikave denigruese ndaj tyre.

"Situata ekonomike dhe kriza ekonomike që ka ndërtuar zoti Rama e ka bërë të pavëmendshme opinionin publik ndaj kapjes dhe përdorimit të instrumenteve të ndryshme për kapjen e sistemit dhe reformës në drejtësi.

Pas një vizite që zhvilloi në SHBA, kreu i LSI, u shpreh: Dua të theksoj se SHBA kanë vetëm një qëndrim, larg duart e politikës nga sistemi i drejtësisë që pandëshkueshmëria të mos jetë më vlerë e qeverisjes, të ndëshkohën ata që shkelin ligjet dhe janë të përfshirë në proceset korruptive që kalon sot vendi”.

E gjithë Shqipëria, shtoi Monika Kryemadhi, ka vëmendjen e Uashingtonit, çka "na bën të jemi optimistë dhe të kemi besim se situata dhe zgjidhja që do ofrohet nga partnerët do jetë në funksion të qytetarëve shqiptarë".

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik, momenti kur ndava këtë situatë, ishte një nga momentet më të veçanta për mua".

"Sapo jam kthyer dhe dua të ndaj informacionet për vizitën dhe atë që partnerët ngritën si shqetësim. Kriza e rëndë politike ishte në qendër të të gjitha takimeve me zyrtarë amerikanë dhe me komunitetin shqiptar".

Kryemadhi gjithashtu u ndal çështja e Gjykatës Kushtetuese.

“Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të përfundohet sa më shpejt, nuk duhet humbur më kohë, ngritja e saj është një garanci madhore . Shqipëria ka një të ardhme në Bashkimin Evropian”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo foli në fund edhe për çështje politike të ditës, duke u shprehur e vendosur se Rama nuk do ta prishë Teatrin Kombëtar./NOA.al