Atentati në Durrës/ Kejvina Kthjella kërkon heqje të sekuestros ndaj makinës, celularit dhe llogarive bankare
Transmetuar më 18-11-2019, 16:04

Kejvina Kthjella ka dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, një kërkesë për heqje të sekuestros së vendosur për makinën, celularin dhe llogaritë e saj bankare.

Asaj i është sekuestruar makina dhe llogaritë bankare, një ditë pas arrestimit të Redjan Rrajës, i cili dyshohet se mund të jetë pjesë e atentatit që tronditi pak kohë më parë Durrësin.

Sekustroja iu vendos në llogari të hetimeve, pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj,    ngjarjen e ndodhur më 1 Nëntor, tek mbikalimi i Shkozetit.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur Prokurori Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi, apo  “Rrumi i Shijakut” dhe Andi Maloku, shoferi i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të shqyrtojë kërkesën e modeles së njohur të ekranit, Kejvina Kthjella, për heqje të sekuestros së makinës, celularit dhe llogarive të saj bankare.

Sekuestro është vendosur për llogari të hetimeve, që po kryhen për atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

Sekuestrimi është vendosur për llogari të hetimit mbi atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj. Kërkesa e Kthjellës do të shqyrtohet nga gjyqtarja Danjela Shirka. Gjyqtarja ka caktuar masën ndaj Rrajës, i vetmi i arrestuar për ngjarjen e ndodhur më 1 Nëntor, tek mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur Prokurori Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, Alias Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe Andi Maloku i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Një ditë pas arrestimit të Rrajës, policia dhe grupi hetimor mori në pyetje Kejvina Kthjellën për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit.

Kjo pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonata dhe mesazhe të shpeshta me modelen e njohur të ekranit.

Organi i akuzës është ende në pritje të rezultateve rretha naalizave të  AND-së, nga laboratori i kriminalistikës, mbi gjurmët biologjike të gjetura në makinën e atentatorëve. Makina e tyre u gjet e braktisur në fshatin Shakafan të Ishmit rreth, pak momente pas atentatit.

Dy prokurorët e çështjes, Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj si pistë kryesore kanë përplasjen e grupeve kriminale në Durrës, për pronat në Gjirin e Lalzit.

Gjithashtu janë kryer hetime dhe po verifikohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me Redjan Rrajën, me profesion stomatolog. Ai ka punuar për disa vite edhe në burgun e Fushë-Krujës.

Prokuroria dyshon se Rraja ka vepruar për llogari të grupeve të tjera kriminale, të cilat kanë interesa të drejtpërdrejta në mbivendosjen e pronave në qytetin bregdetar.

Grupi hetimor i Krimeve të Rënda po kalon në sitë edhe pronat që dyshohet se familja Muharremi i ka përvetësuar vitet e fundit.

Bëhet fjalë edhe për prona shtetërore, që rezultojnë të regjistruara në emrin e tyre, ndaj edhe hetuesit dyshojnë se atentati mund të ketë lidhje me pretendime të tjera, lidhur me këto prona.

Loading...
Loading...