Transmetuar më 18-11-2019, 15:44

Presidenti i vendit Ilir Meta, ashtu siç kishte paralajmëruar, do të zhvillojë nesër njw takim me partitë jashtë-parlamentare. Takimi pritet që të zhvillohet nesër në orën 09.00 në presidencë.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë kryetari i PD Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kryetari i PR Fatmir Mediu kryetari i LZHK Dashamir Shehi dhe kryetari i PAA Agron Duka.

Në takim po ashtu pritet që të jenë edhe kryetarët e partive të tjera jashtë-parlemantare Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Nard Ndoka dhe Axhami.

Pas takimit me fermerët në Lezhë, Basha tha për gazetarët se kapja e institucioneve është plani i vetëm i kësaj qeverie, prandaj duhet ndaluar një orë e më parë.

“Thirrja e shqiptareve që dëgjuam dje në stadium duhet t’ja vëmë mirë veshin është thirrja për ndryshim është thirrja për t’i dhënë fund krizës politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë. Ftesën e zotit Meta e kam pranuar dhe konfirmuar do të takohem nesër në orën 9”, tha Basha./b.l/noa.al/