“Dhelpra e Ballkanit” në Itali, arreston katër shqiptarë për trafik droge/ Emrat
Transmetuar më 18-11-2019, 14:55

Një operacion i policisë italiane i koduar “Dhelpra e Ballkanit”, ka arrestuar 16 persona si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, në vijim të operacionit të nisur dy vite më parë.

Mëngjesin e kësaj të hëne janë vënë në pranga gjashtë të dyshuarit e fundit, mes tyre katër shqiptarë dhe dy italianë me banim në zonën Tigullio.

Të dyshuarit e fshihnin drogën në pyll dhe aty shkonin ta merrnin për ta shpërndarë.

Këtë punë e bënin përditë, pasi shpërndanin kokainë, heroinë dhe marijuanë në tregun e zonave të Sestri Levante, Casarza Ligure, Lavagna mes klientëve të rregullt, tregtarë dhe sipërmarrës.

Dhjetë persona u arrestuan në mars të vitit 2017 dhe gjashtë të tjerët pak orë më parë. Shqiptarët e arrestuar mëngjesin e sotëm, 18 nëntor, janë Taulant Hoxhaj, Erjon Maskaj, Bledar Maskaj dhe Geront Aliaj. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...