Thirrjet në kor “Rama ik”, Basha: Të gjithë e dëgjuan jehonën e shqiptarëve, të hapë rrugën
Transmetuar më 18-11-2019, 13:58

“Rrugëtimi për Shqipërinë” i Lulzim Bashës u ndal këtë të hënë në një bashkëbisedim me fermerët e Lezhës.

Në këtë takim, kryedemokrati tha se jeta e fermerit është bërë shumë e vështirë për shkak të rritjes së kostos dhe braktisjes nga shtetit, ndërsa premtoi se qeverisja e demokratëve do të ofrojë zgjidhje dhe mbështetje.

“Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve në stadium. Mesazh i qartë për Ramën, që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur vendin”, u shpreh Basha, duke iu referuar thirrjeve në kor “Rama Ik”, gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Francën, mbrëmjen e së dielës.

Në vijim ai tha se bujqësia është prioritet në buxhetin e shtetit, por shtoi se Rama jep 120 milionë euro për 10 oligarkë dhe për fermerët vetëm 1/10-ën.

Basha u zotua se qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi.

Sipas tij, as në Japoni nuk ndërtohen 17 km rrugë me 300 milionë euro, siç ndërton kjo qeveri në Milot-Balldre, prandaj nënvizoi se nuk ka para për fermerët dhe pagat më të ulëta në rajon. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...