Transmetuar më 18-11-2019, 13:28

“Janë 250 viktimat e mundshme të një rasti pedofilie në ngarkim të ish-kirurgut, tashmë në pension Joel Le Scouarnec”.

Është kjo deklarata e bërë në përfundim të hetimeve ndaj mjekut të arrestuar në vitin 2017, ndërkohë që tani ndodhet në arrest shtëpie.

Prokurori i La Rochelle, në Francë, Laurent Zuchovicz, deklaroi se ish-kirurgu 68-vjeçar, e ka ushtruar profesionin e tij mes viteve 1989 dhe 2017, kohë në të cilat rëndojnë edhe akuzat e pedofilisë.

Pas përfundimit të hetimeve ai do të dalë në gjykatë në 13 mars. Prokurori bëri me dije këtë të premte se ndaj mjekut janë bërë 184 denoncime, të cilët ishin pacientë të tij.

Denoncimi i parë ndaj mjekut u bë në prill 2017 nga një fqinj i Le Scouarnec, baba i një vajze 6 vjeçe asokohe, shkruan noa.al.

Vajza tregoi se mjeku ishte zhveshur para saj dhe më tej e kishte përdhunuar. /a.y/noa.al