Transmetuar më 18-11-2019, 13:08

Një nënë 35-vjeçare, Sarah Barrass, vrau dy djemtë e saj adoleshentë dhe tentoi që të eliminojë duke helmuar edhe katër më të vegjlit, pasi druante se shërbimet sociale do ia merrnin, nëse zbulonin lidhjen e incestit me vëllanë e saj Brandon 39 vjeç, babai i të gjithë fëmijëve.

Mediat angleze kanë shkruar këto ditë në vijim të procesit gjyqësor se nëna e tyre u mbyllua që të mbulojë atësinë para miqve dhe të njohurve të saj, duke thënë se janë fryt i lidhjes me një burrë që kishte njohur online.

Një miku i gruas deklaroi se e kishte pyetur për lidhjen që kishte me vëllanë Brandon, por ajo i ishte përgjigjur se ishin thjesht vëlla e motër.

Disa ditë më pas, Sarah Barrass dhe vëllai i saj u arrestuan dhe para gjykatës së Sheffield Crown Court, të akuzur për mbytjen e djemve Tristan 13 vjeç dhe Blake 14 vjeç në 24 maj, pasi tentuan që të helmonin që të gjashtë fëmijët e tyre.

Në gjykatë u zbulua se vëlla e motër që kishin të njëjtën nënë, kishin krijuar lidhjen inçestuoze qysh kur ishin adoleshentë dhe që të gjashtë fëmijët ishin të Brandon.

Duke pasur frikë se mos zbuloheshin nga autoritete dhe do i merrnin fëmijët, Sarah bashkë me vëllanë Brandon, u munduan që ti vrisnin që të gjashtë.

Shërbimet sociale asistonin herë pas here familjen për shkak të vështirësive ekonomike, por askush nuk e kishte kuptuar situatën e tyre.

Që të gjithë fëmijët u rritën në shtëpinë në Shiregreen, të Sheffield, Angli. Ndërkohë që procesi gjyqësor është në vijim, ekspertët e psikologjisë po studiojnë vëlla e motër, për të zbuluar më shumë mbi motivet e aktit makabër. /a.y/noa.al