Transmetuar më 18-11-2019, 12:16

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca komenton ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, ku për të njëjtin vend Parlamenti votoi të propozuarën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsi, ndërsa Presidenti dekretoi Marsida Xhaferllarin.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë institucioneve, “Të lënë konfliktet për Gjykatën Kushtetuese dhe të ngrenë një institucione të besueshëm”.

Lidhur me reformën zgjedhore ai këkroi rezultate konkrete, duke nxitur partitë që ta përmbyllin sa më parë paketën, ku nga ana tjetër ofroi mbështetjen teknike nga ana e BE.

Sa i takon çeljes së negociatave, ambasadori Soreca tha se shpreson që në muajt nmë vijim të ketë një vendim pozitiv, “Reforma në drejtësi do të japë rezultate pak muaj më vonë kur të implementohet në mënyrë të plotë.

Dialogu politik është mjaft i rëndësishëm, kompromisi është i rëndësishëm, të gjithë duhet të investojnë për të arritur një konsensus politik”. /a.y/noa.al