“Xhaferrllari ka një të shkuar të errët”, reagon Braçe pas dekretit të Presidentit: Ulëritëse
Transmetuar më 18-11-2019, 11:43

Për dekretimin nga Presidenti Ilir Meta të Marsida Xhaferrllarit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, zv.kryeministri Erion Braçe ka renditur disa fakte që sipas tij vlejnë dhe tregon se Xhaferrllari “ka një të shkuar të errët, lidhje politike varësie tepër të qartë, ulëritëse”.

Në nje postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se “është dëshmuar paaftësi e mungesë e qartë veprimi-për shkak të varësisë politike, kundër, ndaj fenomeneve kriminale në drejtësi”

“#I njëjti film, e njëjta histori. Kontroll faktesh:

1.Deri tani, në Gjykatën Kushtetuese, janë plotësuar katër vende vakante.

2.2 vende vakante nga 3, janë plotësuar nga Kuvendi; Kuvendi ka votuar si anëtarë të

GJK, zonjën Elsa Toska (105 vota), zonjën Fiona Papajorgji (105 vota).

3.Për të dy gjykateset, nuk ka asnjë kontestim, asnjë akuzë për lidhje politike varësie, lidhje korruptive varësie, pasuri të paligjshme, aktivitet të mëparshëm në dëm të drejtësisë.

4.2 vende vakante nga 3, janë plotësuar nga Presidenti i Republikës; Presidenti ka emëruar si anëtare të Gjykatës Kushtetuese zotin Besnik Muçi, zonjën Marsida Xhaferrllari”, shkruan Braçe.

Sipas tij, “Për gjykatësin Besnik Muçi, ulëret fakti se presidenti e emëroi në detyrën e lartë, pa përfunduar plotësisht procesin e Vettingut! Kaq deri tani i thotë të gjitha.

Për gjykatesen Marsida Xhaferrllari, ulerasin disa fakte;

E para, presidenti ka refuzuar të emërojë brenda afateve të përcaktuara në ligj, një nga tre kandidatët për gjykatës të renditur të parët nga Keshilli i Emërimeve në Drejtësi-institucioni unik, i pavarur e kushtetues i ngarkuar nga Kushtetuta për të bërë këtë.

E dyta, presidenti ka emëruar gjykatëse zonjën e renditur e katërta, terësisht jashtë treshes së parë të përcaktuar nga Kushtetuta e ligji si renditja nga duhet të emërohet gjyqtari.

E treta, zonja Xhaferrllari është në një lidhje politike varësie tepër të qartë, ulëritese.

E katërta, zonja Xhaferrllari ka një të shkuar të errët në krye të Drejtësisë së Vjetër, në një rol kyç ku është dëshmuar paaftësi e mungesë e qartë veprimi-për shkak të varësisë politike, kundër, ndaj fenomeneve kriminale në drejtësi, provuar botërisht kjo. Kaq, flet shumë qartë edhe për këtë emërim të presidentit”.

Më tej ai shton se, “Në kushtet e refuzimit nga presidenti të emërimit në kohë e në përputhje me Kushtetutën/ligjin të njërit prej gjykatësve listuar ligjërisht nga KED, instrumenti kushtetues zhbllokues aktivizuar automatikisht, ka detyruar KED të emërojë gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese, zonjën Arta Vorpsi. Për gjykatësen Arta Vorpsi, ska asnjë kontestim lidhur me figurën e saj, përfshirjen në lidhje politike, korruptive, kriminale varësie, pasuri të paligjshme! Faktet vlejnë!”/b.l/noa.al/

Loading...
Loading...