Transmetuar më 18-11-2019, 11:10

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar paraditen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:28 në rrugën e “Durrësit” ku autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është dërguar në spital për ndihmë mjeksore dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./b.l/noa.al/