Transmetuar më 18-11-2019, 10:45

Po bën xhiron e rrjetit një video ku një djali 3 vjeç, mamaja i thotë që i ka ngrënë të gjithë ëmbëlsirat e tij. Në vend që të qante apo të mërzitej siç mund të ndodhë zakonisht me fëmijët, 3-vjeçari bën një reagim tjetër.

“Pasi ti fjete mbrëmë, më kapi shumë uria dhe hëngra të gjithë ëmbëlsirat e tua. Më fal”, i thotë e ëma.

“Ti po tallesh”, ia kthen vogëlushi dhe shkon të shohë në frigorifer për ëmbëlsirat e tij. Kur e sheh që e ëma nuk po tallet, ai i thotë: “Mami, nuk jam mërzitur me ty, nuk ka problem”.

Për të kuptuar më shumë situatën e krijuar mes nënë e bir, mjafton të ndiqni videon e mëposhtme./b.l/noa.al/