Transmetuar më 18-11-2019, 09:00

Çdo mbrëmje jashtë pastiçerisë, varen qese ku brenda ka ushqim të paketuar, në mënyrë që kushdo që ka nevojë, të hajë falas.

Është ky veprimi i pastiçerit italian Nicola Loi dhe punonjësve të tij, në pamje të parë i thjeshtë, por me vlerë të madhe.

Ai iu ofron kështu gjithë atyre që janë në vështirësi në zonën e Sardegna, ëmbëlsira falas, në mënyrë që ushqimi të mos shkojë dëm.

“Çdo mbrëmje në mbyllje do të lëmë varur qese me produkte të cilat nuk shiten brenda ditës! Për gjithë ata që dop të kenë dëshirë”, shkruan i zoti i pastiçerisë.

Në këtë formë ai thotë se nevojtarët nuk ka pse të ndihen në siklet dhe të kërkojnë ushqim falas, pasi pastiçeria do e ofrojë spontanisht. /a.y/noa.al/