Transmetuar më 18-11-2019, 08:43
Pamje nga kisha e Shen Thanasit

Vidhet gjatë natës kisha e Shën Thanasit në Korçë, ku hajdutët kanë hyrë nga dera e pasme.

Mësohet se në kishë janë vjedhur katër arkat me lekët e besimtarëve.

Gjithashtu është marrë edhe një arkë me lekët e qirinjve.

Vjedhja është zbuluar vetëm mëngjesin e sotëm, duke u bërë edhe denoncimin në polici.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë dhe për të kapur autorët. /a.y/noa.al/