Transmetuar më 17-11-2019, 22:25

Ka ndodhur edhe më parë. Koincidencë natyrisht, por ata që merren me supersticiozitete i mëshojnë shumë, ndaj kanë “shpërthyer” në rrjet: Edi Rama në stadium, tersi i kombëtares kuqezi.

E ndërsa sonte Franca po mund Shqipërinë duke shënuar deri tani dy gola, në tribunën qendrore ndodhet edhe kryeministri Edi Rama.

Ashtu si ka ndodhur dhe në ndeshe të tjera, teksa Rama ka qenë në stadium, kuqezinjtë kanë humbur me “sukses” të plotë.

Duke qenë se kjo po ndodh edhe sonte, në rrjetet sociale, po shtohen thirrjet: Rama, tersi i kuqezinjve në stadium.

Disa madje përmendin dhe faktin se kur Rama nuk ka qenë në stadium, Shqipëria ka arritur të fitojë!