Transmetuar më 17-11-2019, 21:35

Tifozët kanë shpërthyer në thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, gjatë ceremonisë së hapjes së stadiumit të ri.

Sikurse mund të dëgjohet edhe në video, në kor, tifozët thërrasin “Rama ik”, në momentin kur në stadium fiken dritat dhe ndizen dritat e celularëve, një simbolikë kjo e përdorur edhe gjatë protestave të PD-së, ku protestues te shumte, ndriçuan bulevardin me dritat e celulareve.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së stadiumit së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Linda Rama dhe djalin Zaho. Në fjalën e tij, Rama e quajti ditën e sotme “ditë historike për sportin shqiptar”.