Transmetuar më 17-11-2019, 21:00

Minutë pas minute

93′ Mbyllet ndeshja, Franca mundi Shqipërinë në stadiumin tonë të ri, duke shënuar dy herë në portën e Berishës.

Kombëtarja jonë gjendet në vendin e katërt e 13 pikë duke shuar çdo shpresë për Euro 2020.

92’ Edhe pse ndeshja nuk ka përfunduar, janë me qindra tifozët që po braktisin stadiumin.

91’ Jepen 3 minuta shtesë nga gjyqtari slloven.

90’ Drejt mbylljes ndeshja e vlefshme për EURO 2020, Shqipëri 0 – Francë 2. Kuqezinjtë duken të përgjumur dhe të rënë fizikisht e moralisht. Ata nuk arritën asnjëherë të rrezikojnë portën e gjelave.

71’ Shqipëria shpëton nga një gol i tretë. Ekipi kuqezi kapet në befasi, por topi i Zhiru godet shtyllën dhe nuk arrin të shënojë sërish.

46′ Memushaj është futur në lojë dhe tenton të bëhet protagonist për një gol kuqezi, por nuk ia del dot.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes për EURO 2020, Shqipëri 0 – Francë 2

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes së futbollit, Shqipëri 0 – Francë 2.

45’ Jepet një minutë shtesë nga gjyqtari i ndjeshmes. Rezultati mbetet i njëjtë, 2 me 0 në favor të francezëve.

31′ Shënon Griezmann

Antonio Griezmann bëhet sërish protagonist për Francën. Pasi i dhuroi një top të artë Tolisos, në minutën e 31-të ishte radha e Antonio Griezmann i cili shënoi golin e dytë për ekipin e “Gjelave”.

Ishte një pasim nga Dubois i cili mposhti Veselin dhe i dhuroi Griezmann mundësinë për të kaluar Francën në avantazh të dyfishtë ndaj Shqipërisë.

26’ Karton i verdhë për Lengle, konsumoi ndërhyrje të gabuar ndaj Balaj.

22’ Shqipëria humb një rast të mirë: Bare i jep një top Hysajt nga e djathta, por pa vlerë,

8′ Shënon Franca me Toliso

Grizman (Griezmann) hedh topin nga një goditje dënimi dhe Tolisos i hapet rruga për ta marrë duke gjuajtur drejt e në portën e kontrolluar nga Berisha.

Kështu Toliso shënon për herë të parë për Francën, duke e kaluar kombëtaren e tij në avantazh e Shqipërinë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit, luan sonte me Francën, ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2020.

Sfida Shqipëri-Francë po zhvillohet duke nisur nga ora 20:45 në stadiumin e rindërtuar kombëtar, ish Qemal Stafa.

Edhe pse rezultati i saj nuk ka më asnjë vlerë për kualifikimin në Euro 2020, një sfidë me kampionët e botës në fuqi, në stadiumin e ri, nuk është pak.

TRANSMETIM LIVE

SKEDAT

Shqipëri – Francë, dalin formacionet: SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj. Trajner: Edi Reja.

FRANCA: Mandanda, Kimpembe, Varan, Lengle, Grizman, Zhiru, Toliso, Sisoko, Ben Jeder, Dubo, Mendi. Trajner: Didier Deshamp.

Gjyqtarë: Slavko Vinçiç, Tomaz Klançnik, Andraz Kovaçiç, Nejc Kajtazoviç (i katërt)