Transmetuar më 17-11-2019, 19:03

Reshjet e shiut rikthehen sërish këtë javë, nga dita e nesërme, në thuajse gjithë tërritorin.

Për fat të mirë nuk parashikohet që të ketë përmbytje.

Sipas Meteoalb, në qarqet Vlorë, Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Gjirokastër do të ketë reshje mesatare ndërsa në të tjerat do ketë reshje të dobëta.

Ndërsa era do të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Sa i përket temperaturave, ato pritet të arrijnë:

Në bregdet: 15 / 18 °C

Në vendet e ulëta: 14 / 17 °C

Në vendet malore: 7 / 13 °C