Aksident në Lezhë, përplasen dy makina
Transmetuar më 17-11-2019, 18:00
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Rrillë.

Raportohet se në ngjarje janë përfshirë dy makina, të tipit “Golf”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të dhëna për të lënduar në njerëz.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...