Transmetuar më 17-11-2019, 17:25

Presidenti Meta ka paralajmëruar se së shpejti do publikojë prova për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Kreu i shtetit i referohet një gjobe të vënë ndaj një biznesmeni, ndërsa shton se Dvorani kërkoi që të vjedhë edhe Gjykatën Kushtetuese.

I gjendur përballë kësaj situate, Meta nënvizon se “nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale”

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi.

Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet”, shkruan Presidenti Meta. /k.k/noa.al/