Transmetuar më 17-11-2019, 14:40

Disa të shtëna me armë u shënuan në një lokal në Itali, në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.

Ngjarja ndodhi në zonën e Piotello në Milano, ku për pasojë një 40-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur.

Për shkak të dëmtimeve të shumta ai u transportua në spitalin e San Raffaele, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia u lajmërua nga të zotët e lokalit, pas të shtënave me pistoletë, ku krahas shqiptarit mbeti i plagosur më lehtë edhe një klient tjetër.

Lidhur me ngjarjen policia italiane po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërkohë që mësohet se gjendja e shqiptarit të plagosur paraqitet e rëndë. /a.y/noa.al/