Transmetuar më 17-11-2019, 13:48

Duka i Yorkut ka mohuar kategorikisht akuzat për kontakt seksual me një grua amerikane, e cila thotë se e ka detyruar të bëjë seks në moshën 17-vjeçare.

Teksa i përgjigjej pyetjeve të BBC në lidhje me kontaktet që kishte me Jeffrey Epstein, Princi Andrew tha se incidentet e supozuara "nuk kanë ndodhur kurrë".

Virginia Giuffre, një prej femrave që akuzoi Epstein ka deklaruar se është detyruar të bëjë seks me princin tre herë.

Princi thotë se ishte në shtëpi me fëmijët e tij në një prej rasteve të pretenduara.

Muajt e fundit, Andrew është përballur me pyetje të ndryshme pasi Epstein u vetëvra teksa po hetohej për akuzat e përdhunimit.

"Nuk ndodhi kurrë. Në mënyrë kategorike, ju them se nuk ndodhi. Unë nuk jam takuar asnjëherë me këtë zonjushë", tha princi në intervistën me Emily Maitlis.

Ai thotë se Virginia deklaron të dhëna false sepse nuk janë takuar asnjëherë e as nuk kanë kërcyer në klubin e natës në 2001, ku ajo pretendon se është përdhunuar.