Dy homoseksualë nga Britania i kanë dhënë fund lidhjes 32-vjeçare pasi u ftohën ndjenjat nga ana e njërit prej tyre.
Barrie Drewitt-Barlow, 50 vjeç po divorcohet me bashkëshortin, me të cilin ka pesë fëmijë për një tjetër. Ai ka rënë në dashuri me të dashurin e vajzës së tij, 25-vjeçarin Scott Hutchison.
Këtë gjë e kanë pranuar të gjithë dhe tani jetojnë si një familje e madhe. Edhe vajza e kuptoi veprimin e të dashurit me babain, prandaj i mbështet në lidhjen e tyre të dashurisë.
"Unë nuk po përjetoj krizën e moshës së mesme. Kjo është jeta reale", tha Barrie për ‘The Sun’.
Barrie dhe ish-bashkëshorti Tonny, 55 vjeç, janë prindër të katër fëmijëve që i kanë sjellë në jetë me një surrogate. Të dy shprehen se lidhja e tyre nuk ka qenë kurrë seksuale, prandaj ndarja nuk ishte shumë e vështirë.