Transmetuar më 17-11-2019, 11:57
Foto ilustruese

I bëri shantazh dhe i kërkoi para për një celular që i kishte vjedhur dhe për këtë arsye një shqiptar u arrestua nga policia italiane e Bologna.

Shqiptari u arrestua gjatë kësaj të shtune, duke përfunduar pas hekurave.

Kjo pasi shqiptari e shantazhonte të zotin e celularit me publikimin e fotografive dhe të dhënave personale, nëse nuk e paguante.

Bashkë me të u arrestua edhe një shqiptar tjetër, të cilit iu gjet 60 gramë kokainë.

Për këtë arsye që të dy shqiptarët, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, u arrestuan dhe janë në pritje të daljes para gjykatës. /a.y/noa.al/