Dëgjonte ndeshje me kufje në vesh, gjen vdekjen prej korrentit
Transmetuar më 17-11-2019, 11:41

Një kuzhinieri të cilit i pëlqente që të rrinte zgjuar deri vonë për të parë futboll me telefon, gjeti vdekjen i zënë nga korrenti, me kufje në vesh.

40-vjeçari Somchai Singkhorn, u pa për herë të fundit të martën mbrëma i shtirë në krevat me një shishe birrë, teksa shihte ndeshjen në celular me kufjet në vesh.

Por Somachi i cili punonte si kuzhinier në një restorant, u gjet mëngjesin pasues i pajetë në dhomën e tij në Samut Prakan, të Tajlandës.

Ai kishte shenja djegiesh në qafë dhe në krahë, pikërisht në vendin ku kishte kaluar kufja e telefonit.

Ishte shoku i tij i dhomës, Saeng 28 vjeç, ai që në mëngjes lajmëroi policinë pasi e gjeti të pajetë.

Policia dyshon se ka qenë një masë korrenti ajo që i ka shkaktuar vdekjen Singkhorn, si pasojë e kufjeve që mbante në vesh. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...