Transmetuar më 17-11-2019, 11:17

Dy prindër amerikanë, 30-vjeçari Ryan O’Leary dhe 35-vjeçarja Sheila O’Leary, u arrestuan na policia e Cape Coral, në Florida, me akuzën e vrasjes së qëllimshme.

Kjo për shkak se djali i tyre 18 muajsh, gjeti vdekje nga kequshqyerja. Çifti ishte vegjetarian dhe për këtë arsye e ushqenin fëmijën me fruta dhe perime, duke mos çuar në zhvillim normal.

Kjo pasi nga analizat e kryera në trupin e fëmijës, pas vdekjes së ndodhur në muajin shtator, rezultoi se vdekja kishte ardhur prej kequshqyerjes.

Vogëlushi në momentin e vdekjes peshonte 7 kilogramë.

Ishte Sheila ai që lajmëroi ndihmën e shpejtë pasi vogëlushi humbi ndjenjat, duke gjetur vdekjen pak më vonë në spital. /a.y/noa.al/