E pazakontë! I bie pianos teksa e operojnë në tru
Transmetuar më 17-11-2019, 11:00

Një muzikant u operua për shkak të një tumori në tru, gjatë kohës që ishte zgjuar dhe i binte pianos.

Ndërhyrja e pazakontë u shënua në spitalin Bufalini në Cesena të Italisë, duke përdorur teknikën Awake surgery (kirurgjia zgjuar), e cila konsiston në operimin e pacientit zgjuar, duke kontrolluar kësisoj edhe heqjen e masës tumorale por edhe ruajtjen e aftësive të trurit.

Gjatë ndërhyrjes u ngacmua me disa teste neoropsikologjike pacienti, në mënyrë që masa tumorale të hiqej me saktësi maksimale dhe pa dëmtuar zonat cerebrale përgjegjëse për të folurin, lëvizjet dhe funksionet e tjera konjiktive.

Më saktësisht gjatë ndërhyrjes truri u nda në zona, për të testuar njohjen e toneve muzikore dhe ritmin.

Ndërhyrja zgjati pesë orë dhe u realizua nga neorukirurgët dhe mjekët Luigino Tosatto, Vincenzo Antonelli, Giuseppe Maimone, Chiara Minardi, Marco Bocchino, Giuseppina Pugliese, Caterina Bertini dhe Davide Braghittoni. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...