Transmetuar më 17-11-2019, 09:43
Foto ilustruese

Një person i cili lëvizte me makinë pa patentë dhe me lëndë narkotike me vete, është vënë në pangat e policisë së Fierit.

Ndalimi i tij u bë gjatë mbrëmjes së djeshme, e shtunë, nga ana e policisë rrugore.

Noa.al mëson se i arrestuari është Vilion Dranga, 24 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota” i pa pajisur me leje drejtimi.

Ndërkohë gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur dy doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë. /a.y/noa.al/