Transmetuar më 17-11-2019, 07:58

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle nën akuzën e ttrafikut të drogës.

Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në qytetin e Murillo de Gállego Y Agüero.

Agjentët zbuluan 16 mijë bimë narkotike kanabis sative, të mbjella në dy plantacione të ndryshme.

Sipas mediave vendase, bimët narkotike të cilat ishin në fazë pjekje kapin një peshë prej afro 3500 kilogramë.

Hetimet lidhur me të ndaluarit janë në vijim, ndërkohë që nuk bëhen me dije identitetet e tyre. /a.y/noa.al/