Transmetuar më 16-11-2019, 23:25

Operacionet plastike tashmë janë një zgjedhje që shumë njerëz e bëjnë, kush për të rregulluar ndonjë defekt të fytyrës e kush për të rregulluar pjesë të tjera të trupit.

Por ka nga ata të cilët vërtetë e kanë ekzagjeruar pasi kanë ndërhyrë në shumë pjesë të trupit të tyre, e për më tepër kanë bërë zmadhime gjigande.

E tillë është edhe Natasha Crown nga Suedia, e cila  kur ishte 20 vjeçe bëri ndërhyrjen e parë, e më pas nuk “dinte më të ndalej”.

Ajo sot është transformuar tërësisht duke marrë një pamje “të frikshme”.

Në disa foto të publikuara nshihet se si dukej para ndërhyrjeve dhe pas, e diferenca është shumë e dukshme.

Natasha dukej shumë herë më e bukur kur ishte natyrale sesa tani pas harxhimit të mijërave euro dhe ndërhyrjeve të panumërta./a.k/noa.al/