Një person gjendet i pajetë në banesën e tij në Dibër, dyshohet se është vetëvrarë
Transmetuar më 16-11-2019, 22:28
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Dibër.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në fshatin Shumbat.

68-vjeçari i identifikuar si Xheladin Mandri 68 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Vendimi i vetëvrasjes mendohet se ka ardhur nga gjendja e rëndë psikologjike.

I moshuari jetonte i vetëm në banesë, ndersa arma është gjetur pranë tij.

Ndërkohë Policia po kryen veprimet hetimore, në lidhje me shkaqet e ngjarjes së rëndë./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...