Transmetuar më 16-11-2019, 19:19

Në ditën e Veteranëve, dhe çdo ditë tjetër qytetarët amerikanë shprehin mirënjohje ndaj atyre që i shërbejnë Atdheut. Ata gjejnë mënyra për të përcjellë mesazhe nga më të ndryshmet,  prekëse, për sakrificat e shumta, sidomos të ushtarëve, siç edhe tregon kjo foto.

“Ne u japim veteranëve tanë dhe familjeve të tyre një sasi të pafund mirënjohjeje për sakrificat e tyre”, shkruan Valerie Bjarrett, teksa ndau një foto të Pete Souza, në rrjetet sociale.

Ushtari amerikan, i plagosur gjatë luftës në Lindjen e Mesme, u vizitua në atë kohë në spital nga Presidenti i kohës në SHBA, Barack Obama.

“Cory Remsburg, një ushtar amerikan, i cili u plagos rëndë në Afganistan, u vizitua nga Presidenti Amerikan, Obama më 10 shkurt 2010”, shkroi ajo.

“Shërimi i tij i ngadaltë dhe i dhimbshëm është një tregues për mirësjelljen, vendosmërinë, këmbënguljen dhe shpirtin e tij patriotik” ishte mesazhi për ushtarin Remsburg.  SHBA i nderon, por edhe qytetarët i nderojnë dhe nuk i harrojnë heronjtë dhe të gjithë ata që sakrifikojnë për kombin e tyre./NOA.al