Transmetuar më 16-11-2019, 14:43

Së shpejti do të jetë e mundur të udhëtoni në Polin e Veriut në bordin e Airlander 10, aeroplani më i gjatë në botë i cili, me 92 metrat e tij, duket si një aeroplan ajror, por me të gjitha detajet e një hoteli luksoz brenda.

Kabina të mëdha luksoze dhe dritare panoramike karakterizojnë aeroplanin e ri të krijuar nga OceanSky. Bileta kushton 50,000 paund.

Airlander 10 është avioni më i gjatë në botë dhe është ndërtuar në Bedfordshire në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëtimi në Polin e Veriut do të zgjasë 36 orë, por të ftuarit në bord mund të shijojnë të gjitha komoditetet dhe shërbimet e një hoteli me pesë yje që fluturon.

Mund të flini në kabina të bollshme me dritare panoramike që gjithashtu mund të hapen. Ju mund të pushoni në salla të rehatshme në ambiente pothuajse plotësisht transparente për të shijuar pamjet më të pabesueshme gjatë gjithë udhëtimit tuaj.

"Airlander 10 është një aeroplan hibrid. Mbulesa në vetvete është një pëlhurë e petëzuar e bërë nga materiale të dizajnuara për forcë, mbajtje heliumi dhe qëndrueshmëri”, shpjegojnë projektuesit e OceanSky.

Fluturimi i parë për në Polin e Veriut do të niset nga Svalbard në 2023. Avioni mund të strehojë deri në 19 pasagjerë. Ai është menduar të jetë e ardhmja e aviacionit me karbon zero.

Avioni më i gjatë në botë do të jetë i dizajnuar për të fluturuar në të gjitha kushtet e mundshme të motit dhe do të jetë fleksibël për të përmbushur nevojat e ndryshme që do të lindin me kalimin e kohës.

Të pasurit e botës, me një kosto udhëtimi 50,000 paund, mund të fillojnë të prenotojnë biletën e tyre në Polin e Veriut./b.l/noa.al/