Transmetuar më 16-11-2019, 13:25

Pas gati një viti foshnja e lindur me qepallat e ngjitura dhe me pa lëkurë është kthyer më në fund në shtëpi me familjen e saj. Vogëlushi Ja’bari Grei bëri një transplantim eksperimental të indeve në Spitalin e Fëmijëve në Teksas.

Nëna e tij, Priscilla Maldonado, tha se ende nuk dihet shkak i sëmundjes së tij megjithëse shkencëtarët dyshojnë se faktorë të shumtë kontribuojnë në zhvillimin e saj.

Një kirurgji eksperimentale bëri që pjesë të lëkurës së Ja´bari të transplantoheshin në pjesët e pambuluara të trupit të tij.

Muajin e kaluar, ndërsa foshnja po rikuperohej në spital, nëna e tij ishte në gjendje ta mbante dhe ta puthte djalin e saj të vogël për herë të parë në jetën e tij.

Ai lindi 1.3 kg me qepallat e ngjitura dhe me zona të mëdha të trupit pa lëkurë, si në krahë, këmbë dhe kyçe për shkak të një gjendje të quajtur aplasia cutis congenita./b.l/noa.al/