Transmetuar më 16-11-2019, 11:00

Dashuria për librin kultivohet që në vegjëli. Të afërmit janë ata të cilët e investojnë nepërmjet kohës dhe përkushtimit të tyre edhe në krijimin e një pasioni frytdhënës, siç të lexuarit është. Vitet e fundit, të rritur e të  vegjël i janë larguar leximit dhe kjo ka ardhur si pasojë e teknologjisë dhe mosorganizimit korrekt të kohës e keqshfrytëzimit të saj. Më poshtë do të gjeni pesë këshilla praktike se si t’i afroni vogëlueshët tuaj me librin dhe si të ktheni leximi në një nga dashuritë e tyre më të mëdha.

Zgjidhni me kujdes librat e të vegjëlve tuaj.

Vitet e fundit jam hasur nëpër libraritë e qytetit me lloj-lloj botimesh të reja të përkthyera në shqip të sistemuara në sektorin  e letërsisë për femijë. Fillimisht të lexuarit duhet të percjellë vlera.Përpara se të vendosni të përfshini një libër të caktuar në bibliotekën e të voglit tuaj, sigurohuni se është i përshtatshëm për moshën e tij, se gjuha e përdorur është një shqipe e strukturaur qartë nge e cila fëmija do përfitojë edhe disa dije mbi drejtshkrimin. Mos harroni pavarësisht cdo botimi të ri, klasikët e pavdekshëm do i adhurojë çdo femijë.

Jepini prioritet të lexuarit

Leximi i librave artistik duhet të kthehet në një pjesë të rëndësishme të fëmijës pas përfundimit të gjithë obligimeve me detyrat dhe përgatitjen për ditën e ardhshme të shkollës. Disa fletë para gjumit do e bëjnë atë të relaksohet e të ëndërrojë i qetë në botën e përrallave dhe ç’është më e rëndësishmja fëmija dalëngadalë do fillojë të kërkojë vetë libra të rinj. Leximi nga një "detyrim" do të kthehet në një domosdoshmëri për vetë të voglin.

Krijoni fushatën e shkëmbimit të librave

Librat janë një mënyrë e mirë për të krijuar miqësi të reja  e për tu shoqërizuar. Fushata e shkëmbimit të librave është dicka që të gjithë e kemi realizuar qoftë edhe një herë të vetme në jetë. Fëmijet duke shkëmbyer librat me shokët e shoqet e klasës forcojnë dashurinë për njëri-tjetrin dhe për mikun e tyre të përbashkët, librin. Në këtë mënyrë bisedat e tyre të përditshme do të vërtiten më shumë rreth leximit dhe kjo do i bëjë me socialë e të lumtur.

Në përfundim mund të thuhet se fëmijëria është etapa më e rëndësishme e ndërtimit të një marrëdhënie me themele të forta me leximin. Investoni në këtë aspekt te të vegjëlit dhe ata do ju jenë mirënjohës në të ardhmen./b.l/noa.al/