Transmetuar më 16-11-2019, 07:15

Tashmë në stinën e vjeshtës, moti “gri” me vranësira mesatare dhe të dendura do të na shoqërojë deri në fund të ditës së sotme ndërsa temperaturat në vlerat maksimale kapën vlerat nga 17ºC në zonat malore deri në 21ºC në zonat e ulta dhe ato bregdetare.

Për ata që ndodhen në zonën e jugperëndimit dhe veriperëndimit përvec vranësirave do të kenë edhe “shoqërinë” e reshjeve të shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.

Gjithashtu duhet patur kujdes edhe nga era e cila do të jetë me rrahje dhe hera herës intensive me shpejtësi 15-25m/s përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Sot moti do të  jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të pakta. Era do të jetë me me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5- 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore  5/17°C 

Zonat e ulëta  10/23°C

Zonat bregdetare 13/21°C

Edhe për ditën e diel, na pret e njëjta situatë meteorologjike. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura.

Në zonën e jugperëndimit dhe veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Gjatë orëve të pasdites reshjet e dobëta përfshijnë vijën bregdetare si dhe një pjesë të ultësirës perëndimore.

Era do të vijojë relativisht intensive me drejtim juglindje – lindje dhe shpejtësi 15-25m/s. Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të kenë një rritje prej 1-4 grad krahasuar me sot ndërsa ato të mesditës nuk do të kenë luhatje nga ato të ditës së sotme.