Transmetuar më 15-11-2019, 20:08

Holanda është një nga vendet më të ulëta në botë, sikurse ndër më të zhvilluarat.

Rreth 1/3 e sipërfaqes së Holandës është nën nivelin e detit, por megjithatë, ky vend nuk vuan as për mungesë energjie, as për furnizim me ujë të pijshëm dhe as bëhet fjalë për mungesë infrastrukture.

Një ndër digat moderne të Holandës, pasqyruar në foto, tregon sesi mbrohet toka nga përmbytjet e detit, e paralelisht mullinjtë e erës që çlirojnë energjinë, sikurse po aty është ndërtuar edhe një autostradë për të lehtësuar qarkullimin rrugor./NOA.al