Transmetuar më 15-11-2019, 14:12

Një vajzë e re vetëm 19 vjeçe lindi në diskotekë teksa ishte duke kërcyer dhe lokali i bëri një dhuratë të veçantë. Vajza shtatzënë ndodhej në lokalin ‘O’Club’ në Tuluzë të Francës këtë të diel, kur nisën dhimbjet e lindjes.

Kontraksionet ishin aq të forta sa që i vogli lindi në mes të pistës së kërcimit, para se të mbërrinte ndihma e shpejtë.

Rreth orës 05.30 të mëngjesit, kur lokali ishte duke u mbyllur një punonjës vuri re që vajza ishte ulur në dysheme dhe iu afrua.

Ai kuptoi se e reja ishte duke lindur dhe për këtë arsye lajmëroi ndihmën e shpejtë. Teksa procesi i lindjes kishte nisur, ndihma e shpejtë udhëzoi nëpërmjet telefonit stafin se si të vepronte.

Ndonëse shtatzënia ishte e avancuar vajza kishte dalë për të kaluar një mbrëmje në diskotekë me një miken e saj për të harruar disa probleme që kishte, por aty erdhi dhe lindja.

Lokali në fjalë i bëri një dhuratë të pazakontë vogëlushit të sapolindur, duke u mundësuar hyrjen falas në lokal gjatë gjithë jetës…ndonëse do i duhet të presë edhe ca për ta shfrytëzuar mundësinë. /a.y/noa.al/