Transmetuar më 15-11-2019, 13:51

Të gjithë duan të dinë se si të ftohni një pije të nxehtë brenda pak minutave. Kur është shumë nxehtë jashtë, njerëzit duan të freskohen me një pije.

Kjo ndodh edhe në dimër për njerëzit që i preferojnë shumë ushqimet dhe pijet e ftohta. Por jo në të gjitha rastet e keni në frigorifer.

Nuk keni nevojë që të shqetësoheni pasi kjo situatë zgjidhet me dy minuta dhe frigoriferi nuk është aspak i nevojshëm. Ky veprim i thjeshtë do ju ndihmojë që të mos vuani më.

Gjithçka ju duhet është një tenxhere ose broke e madhe; ujë; tuba akulli; kripë. Mbushni tenxheren me ujë dhe shtojini kubat e akullit së bashku me kripën.

Vendosni kanaçen apo shishen që doni të konsumoni aty dhe lëreni për dy minuta. Më pas do shihni se keni përpara një pije të freskët, gati për ta shijuar.