Transmetuar më 15-11-2019, 13:22

I kërkon të atit nëse mund të shihte djalin e tij, ndërsa më pas e godet në fytyrë.

Charlotte Graham, të shtunën e kaluar ju afrua një burri i cili kishte djalin 5 muajsh në karrocë, pranë një farmacie në Wichita Falls, të Texas, dhe e pyeti nëse mund ta shihte më mirë vogëlushin.

Babai krenar për vogëlushin u spostua, por në atë moment fytyra e gruas u egërsua dhe goditi me në fytyrë foshnjën. Teksa burri tentoi që ta shpëtonte djalin, gruaja e qëlloi me shpullë për herë të dytë.

Burri lajmëroi policinë, ndërkohë që gruaja u largua nxitimthi. Pas kësaj policia ra në gjurmët e gruas dhe e arrestoi.

Gjatë marrjes në pyetje ajo tha se punpnte për FBI dhe se nisi ta qëllonte fëmijën pasi dyshonte se do ju bënte keq njerëzve, shkruan noa.al.

Pas episodit të kësaj të shtune gruaja u fut në burg, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al/