Transmetuar më 15-11-2019, 12:53

Një fëmijë nga Belgjika është aq i zgjuar sa po merr diplomën bachelor të Fakultetit dhe është vetëm 9 vjeç.

Laurent Simons po studion inxhinieri elektrike në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven, që konsiderohet i vështirë edhe për studentët në moshën e duhur.

Stafi i shkollës e ka konsideruear si "fëmijë të jashtëzakonshëm", pasi Laurent do e mbarojë shkollën në dhjetor të këtij viti.

Pas kësaj, djali ka plan të bëjë një program PhD në një inxhinieri elektrike ndërkohë që dëshiron të bëjë një shkollë të dytë për mjekësi, tha babai i djalit për CNN.

Laurent vjen nga një familje mjekësh, por prindërit nuk kanë asnjë shpjegim për faktin që djali ka aftësi të mësojë kaq shpejt.

Kur u bënë prindër, Lidia dhe Alexander Simons dëgjonin shpesh gjyshërit e Laurent që i thonin se fëmija ka një talent, por nuk i besonin derisa e vunë re mësuesit.