Transmetuar më 15-11-2019, 12:38

Një turist 33-vjeçar francez humbi jetën kur u përpoq të bënte një selfie.

Ai ishte në ujëvarën "Na Mueang 2" në Tajlandë, në të njëjtin vend ku korrikun e kaluar vdiq një turist spanjoll.

"U deshën disa orë për të tërhequr trupin e tij sepse zona është e pjerrët dhe e rrëshqitshme. Na treguan se ai po përpiqej të bënte një selfie, kur rrëshqiti dhe u rrëzua", njoftoi polici për ngjarjen që ndodhi pasditen e së enjtes.

Sipas një studimi të bërë në vitin 2018 nga Instituti i Indisë, qindra njerëz humbën jetën nga selfiet.

Statistikat treguan se 259 njerëz në botë vdiqën nga tetori 2011 – nëntor 2019 duke bërë fotografi.